Walter Zenga nuk e kupton mënyrën sesi Interi vepron në merkaton e transferimeve. Zikaltërit duan të marrin mesfushorin e Udinezes, Samardric. Por trajneri i njohur italian, Zenga, mendon se kjo lëvizje është e pakuptimtë.
I inatosur dhe mërzitur me mënyrën sesi mediat italiane e pasqyruan këtë ide, Zenga është detyruar që ta shpjegojë sërish. “Le të fillojmë t’u japim mundësinë të shkruajnë artikuj atyre që kanë aftësinë për ta bërë këtë dhe mbi të gjitha, para se të nxjerrin budallallëqe të pakuptimta, të lexojnë me kujdes fjalët dhe t’i krahasojnë ato me fotot në postime..
E përsëris, pyeta se çfarë ndodhi me Kristjan Asllanin (por mund të shtoja edhe Sensin) për një artikull që u publikua në media dhe ku Kristjan Asllani dhe Sensi nuk u përmendën fare, nuk merreshin në konsideratë as për rotacione. E keni të qartë, pra ku futet Samardizic te e gjitha kjo?”, pyet Zenga. /Sport Ekspres/