Real Madridit i ka ikur fitorja nga duart në minutat e fundit ndaj Atletiko Madrid. Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Militao në minutën e 64. Më pas pasuan disa incidente, teksa pas provokimit që Kortua i bëri tifozëve të ish-skuadrës së tij, Atletikos, këta të fundit hodhën objekte në fushë. Ndeshja u ndërpre dhe më pas ekipet dolën sërish në fushë, ndërsa në minutën e 95, Correa shënoi për barazimin 1-1. E kur pritej që Anceloti të shfaqej i pakënaqur për rezultatin, në fakt ka ndodhur e kundërta.
“Ishim shumë afër fitores, por mudn të ndodh edhe kështu. Kundërshtari ynë është shumë i fortë, ka shumë resurse, shumë kualitet. Keqardhje dhe turp që ndodhi në minutën e fundit se e kontrolluam mirë ndeshjen. Një barazim këtu është i mundur, vecanërisht nëse shohim se çfarë ndodhi vjet me ne në këtë stadium, mund ta quajmë rezultat të mirë. Është një pikë e mirë për të ardhmen. Nuk jam penduar për ndërrimet. Ky është futbolli, kur je në avantazh dhe je në 10 minutat e fundit, duhet të bësh vetëm një gjë, të mbrohesh”, tha Anceloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/