“I hyn fjala nga njëri vesh dhe i del në tjetrin”! Kristiano Ronaldo kritikon lojtarët e rinj të “djajëve”: Edhe djali im që është 12 vjeç nuk është ashtu

Kristiano Ronaldo vazhdon me deklaratat e bujshme në intervistën e dhënë për Piers Morgan. Këtë herë kanë dalë kritikat e portugezit sa i përket lojtarëve të rinjë të Manchester United. Ronaldo shprehet se ata nuk e respektojnë, madje duke i krahasuar edhe me djalin e tij 12-vjeç.

“Nuk i respektojnë lojtarët më me përvojë, ata që janë të vjetër. Të rinjtë jetojnë në një epokë tjetër, edhe djali im që është 12-vjeç nuk e ka atë mentalitet. Lojtarët e rinj në ditët e sotme i duan gjërat shumë lehtë, ata nuk luftojnë. Bëjnë sikur dëgjojnë, por fjalët i hyjnë nga njëri vesh dhe u dalin nga tjetri. Është një turp i vërtetë që nuk mësojnë nga shembujt që kanë përballë”, tha Ronaldo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online