Ndeshja e humbur ndaj Bologna-s pak javë nga fundi i kushtoi titullin kampion të Italis skuadrës së Interit. Fajtori kryesor për këtë sfidatë u cilësua portieri Ionit Radu pas një gabimi që rezultoi fatal. Megjithatë duket se këtë sezon, gardjani rumun ka ndryshuar gjithçka për mirë.
I huazuar tek skuadra e sapo ngjitur në Seria A, Cremonese ai ndodhet në krye të tabelës për pritje në këtë sezon. Sipas statistikave të publikuar nga Lega Seria A, Radu ka bërë 38 pritje. Cremonese është një skuadër që pëson shumë goditje në portë dhe Radu po bën një punë të shkëlqyer për t’i ndihmuar të qëndrojnë dhe sezonin e ardhshëm në Seria A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/