I hesht të gjithë kritikët e heroizmit të Elbasan Arena, Armando Brojës i lejohet të gjuajë nga kudo!

Kronometri shënonte minutën e 87, kur Armando Broja i ardhur nga stoli, pavarësisht pozicionit të vështirë ku ndodhej, i shënon Hungarisë për të rrëmbyer kështu tre pikët. Uzuni doli i vetëm pa shqetësimin e asnjë kundërshtari, por talenti i Chelsea-t zgjedh sfidën personale dhe tund rrjetën nga një kënd thuajse i pamundur.

Shumë kritika do të  vërshonin karshi tij për egoizëm të tepruar. Analsitët ishin thuajse të gjithë në një mendje: “Përgëzime Brojës për golin e mrekullueshëm, por duhej të pasonte te Uzuni“. Por të gjithë opisnionistët e analistët duet të heshtin pas përballjes së sotme mes Hungarivë.

Fillimisht lojtari të cilin këkronin me ngulm të shërbente, tregoi përsëri se në Kombëtare e shoqëron një ngërç psikologjik. Rastet e pastra të humbura në duelin një për një me portierin hungarez e pasqyrojnë më së miri diçka të tillë. E përpos kësaj Broja dëshmoi se për të nuk ka asnjë kënd të pamundur për të shënuar. I gjendur në një pozicion të priret në zonën e Hungarisë, sulmuesi shqiptar nuk e mendon dy herë dhe godet portën për ta ndalur kështu topin në rrjetë. Me këtë gol Broja bën të heshtin të gjithë analstët, duke u treguar se goli i parë nuk ishte një rastësi e se ndoshta goli është më i sigurtë prej këmbëve të tij pavarësisht pozicionit ku ndodhet./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online