I goditi një tërmet i fuqishëm, lojtarët shqiptarë nuk do të luajnë më futboll në Turqi deri në njoftimin e dytë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 tronditi Turqinë herët të hënën, mes shumë personave që kanë ndërruar jetë dhe të tjerë që janë plagosur në të gjithë vendin dhe në Siri. Padyshim një ditë e zezë për Turqinë dhe tashmë siç pritej aty janë pezulluar të gjitha garat sportive. Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Kasapoglu njoftoi të hënën në mëngjes se të gjitha garat sportive kombëtare janë pezulluar përkohësisht.

“Të gjitha garat sportive që zhvillohen në vendin tonë janë pezulluar deri në një njoftim të dytë”, thuhej në deklaratën zyrtare. Kështu edhe shumë lojtarë shqiptarë që ndodhen në Turqi duhet të qëndrojnë në pritje dhe nuk do të zhvillojnë më ndeshje derisa gjendja të kthehet në stabilitet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online