E bujshme/ Nga heqja e 10 pikëve në tabelë te përjashtimi nga Premier League, Manchester City do të ketë fatin e Juventusit

Mediat angleze njoftuan sot se Manchester City mund të dënohet rëndë pasi u konstatua se ka shkelur shumë rregulla në vitet e kaluara për sa i përket fair play-it financiar. Dihet se Manchester City është një nga klubet lider në botë për sa i përket shpenzimit të parave për merkato.

Megjithatë, duket se e gjithë kjo mund t’u kushtojë atyre pasi u zbulua se kishin thyer shumë rregulla rreth lojës së ndershme financiare. Sky Sports njoftoi këtë mëngjes se drejtuesit e Premier League zbuluan se shumë rregulla ishin thyer në Etihad dhe hetimi i tyre zgjati deri në katër vjet.

Sipas raportimeve, Manchester City do të dënohet me heqje pikësh si Juventusi, gjë kjo e cila do ta nxirrte nga gara për titull. Gjithashtu është spekuluar edhe për një përjashtim të mundshëm nga Premier League, por shumë persona mendojnë se kjo nuk do të ndodh. Dënimi me heqje pikësh është më tepër një pistë e mundshme, teksa pritet që City të ketë 10 pikë më pak në tabelë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online