I faturoi një peshë të madhe të fajit për humbjen 6-1, Kumbulla mesazh Murinjos: Pak fjalë dhe shumë punë

Marash Kumbulla ka qenë një nga lojtarët më të shënjestruar prej kritikave të Murinjos. Ky i fundit i faturoi një pjesë të madhe të fajit mbrojtësit shqiptar për atë humbje turpëruese 6-1 kundër Bodo/Glimt-it. Në ndeshjen e fundit 21-vjeçari përfundoi si dënim në tribunë, por tashmë i është kthyer stërvitjes me qëillimin e qartë, t’i tregojë Murinjos se gabohet për të. K

umbulla ka postuar së fundmi një foto nga stërvitja e sotme me Romën, ku përcjell edhe mesazhin e tij të pastër të trajnerin portugez. “Nga gabimet mësohet. Pak fjalë dhe shumë punë! Jepi Roma”, shkruan Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *