“I është ngritur mendja dhe la stërvitjen”, Bylisi shigjeton Tiranën: Po e deshët Donaldin ejani këtu, jo fshehurazi

Klubi i Bylisit vjen me një reagim zyrtar, duke vënë nën shënjestër kampinët në fuqi të Superiores. Tirana duket se ka hyrë në bisedime të fshehta me lojtarin Donald Mëllugja, i cili po refuzon stërvitjen me mallakastriotët, për të prishur kontratën me këta të fundit e për tu veshur më pas bardheblu. Një veprim ky që mallakastriotët theksojnë se nuk kanë për ta lejuar në asnjë mënyrë.

Drejtuesit e Bylisit ftojnë Tiranën të trokasë në derën e tyre dhë të paguajë vlerën e kartonit të futbollistit në fjalë. Në të kundërt nuk do të ketë asnjë marrëveshje mes Mëllugjës dhe bardhebluve pa marrë më parë miratimin e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Reagimi i Bylisit:

Jemi ne? kohe? merkatoje dhe ne si klub nuk kemi kontaktuar asnje?here? lojtare? qe? jane? ne?n kontrate? me klubet e tyre, ashtu sic? e parashikon qarte? edhe rregullorja e FIFA-s dhe UEFA-s pe?r transferimin e futbolliste?ve!

Nuk e?shte? normale, por habitemi se si Tirana ke?rkon t’i prishe? mendjen lojtarit tone?, i cili nuk e?shte? paraqitur ne? ste?rvitje dite?t e fundit sepse i e?shte? ngritur mendja pe?r te? shkuar te Tirana.

Tirana dhe c?do klub nuk kane? shanse qe? te? negociojne? me lojtare?t tane? qe? jane? ne?n kontrate? pa marre? miratimin tone?.

Ne?se Tirana e do Me?llugje?n, apo c?do lojtar qe? ne kemi ne?n kontrate? apo c?do ekip tjete?r qofte?, vendas dhe i huaj, le te? trokase? ne? klub dhe te? zbatoje? Rregulloren pe?r Transferimin e Lojtare?ve!

Nese? e duan Donald Me?llugje?n te? vijne? ke?tu, te? paguajne? kartonin dhe le ta marrin, por jo fshehurazi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *