Newcastle është ekipi më i përfolur i momentit pasi skuadrën e ka marrë në menaxhim Mohamad Bin Salman me një pasuri të frikshme. Për këtë arsye pritet që skuadra në fjalë të jetë mes më të mirave në “Premier League”, teksa do të merren futbollistë dhe një trajner i madh për ta drejtuar.
Mes emrave të shumtë ishte edhe Mourinho, që ka komentuar për herë të parë zërat që e dërgojnë në Angli. “Kam punuar për shumë vite me një nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë e Neëcastle, Sir Bobby Robson. Jam i lidhur emocionalisht me atë qytet, me atë klub, me ata tifozë. Por jam i lumtur që drejtoj Romën”, u shpreh Mourinho. /Sport Ekspres/