“I dinte që tani lëvizjet e mia“, Imobile flet për Vedat Muriqin: Është një lojtar inteligjent

Vetëm 1 ditë e ndan Lacion nga debutimi pas një kohe shumë të gjatë në Ligën e Kampionëve. Bardhekaltrit i pret nesër një sfidë e vështirë me Borusian e Dortmundit, me të cilët do të luajnë ndeshjen e parë në këtë kompeticion. Përkrahë trajnerit Inzagi në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit ka qenë edhe një ish-verdhezi si Çiro Imobile.

Ky i fundit është pyetur ndër të tjera edhe për blerjen e bujshme të Lacios në merkato, Vedat Muriqin. Fituesi i “këpucës së artë“ të Serie A u shpreh se sulmuesi shqiptar ishte një lojtar inteligjent dhe i ndryshëm nga të gjithë sulmuesit e tjerë të skuadrës.

“Nuk e kam parë shumë (Muriqin), por mendoj se është shumë i ndryshëm si nga mua ashtu edhe nga Korrea dhe Kaisedo. Do të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për të na dhënë një dorë. Ai është një lojtar inteligjent. Me njeh sepse i dinte tashmë lëvizjet e mia”, ka thënë Imobile./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *