“I dhashë besën Tares”, Muriqi krenon shqiptarët me premtimin: Goli i parë për shqiptarinë

Hapi i madh në karrierë u hidh dhe tani Vedat Muriqi është gati të tregojë në fushën e lojës arsyen përse Lazio e bleu për 18 milionë euro nga Fenerbahçe. E nëse i hedh një sy pas rrugëtimit të tij në botën e futbollit, atëherë e kupton se la larg ka mbërritur. Dikur mbante veshur fanellën e Teutës në Superiore, ndërsa tashmë, disa vite më pas, prek Serinë A, një nga kampionatet më të forta të Europës, ku çdo futbollist e ka ëndërr të luajë.

Pak orë pas transferimit te bardhekaltrit Vedat Muriqi jep një prononcim për “Top Channel“, ku ndan me të gjithë ndjesinë e të qenurit pjesë e Lazios si dhe zbulon se Igli Tares i dha besën e tij për këtë kalim. Më tej jep edhe një premtim që i krenon të gjithë shqiptarët, teksa golin e parë ia dedikon shqiptarisë.

“Ndihem me të vërtetë mirë. Kam bërë besoj një hap të madh në karrierën time dhe shpresoj se do e vazhdoj formën aktuale. Pata shumë mesazhe urimi nga të gjithë shokët, familjarët, por edhe shumë njerëz që nuk i njoh.

Igli më tha vetëm se nëse dëshiron që të vish këtu unë do të të marr këtej dhe ne shqiptarët e kemi fjalën, e kemi besën dhe kështu që edhe pse kishte shumë kërkesa dhe nga klube italiane, Igli u interesua, u mundua shumë ditë e natë dhe unë nuk do e zhgënjej 100%.

Une gjithmonë në çdo ekip që iki golin e parë ia dedikon shqiptarisë dhe djalit tim dhe së shpejti do behëm dhe me vajzë dhe dua që golin e parë t’ua dedikoj atyre.

Kam një javë që mbaj kurse italishte dhe kam mësuar disa fjalë, por besoj se s’do kem problem të mësoj. Roma është një ndër qytetet më të bukura në Evropë po ashtu kam jetuar dhe në Stamboll dhe janë të ngjashëm vetëm se atje sistemi evropian është pak më ndryshe”, ka deklaruar Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *