I dhanë duart Tiranës, Cale, Najdovski dhe Tosevski takohen sot me Arbi Laçin dhe Mario Nikollin

Tirana vazhdon përgatitjet për fazën e “Play-Off” kundër Young Boys, atje ku do të diskutohet bileta e fundit që të jep mundësinë për të mbërritur në “Europa League”. Por këtë herë situata ka ndryshuar disi dhe nuk do të jenë të njëjtit zyrtarë që do të shkojnë në Zvicër. Dy bileta janë me pak pasi Arbi Laçi dhe Mario Nikolli i kanë dhënë duart bardhebluve, duke njoftuar largimin e tyre nga Tirana. Lëvizje brenda ekipit dhe grupit kampion që mbeten disi të rrezikshme, pasi vetë historia e ka treguar këtë gjë me raste nga më të ndryshmet. Së fundmi janë disa prej lojtarëve të Tiranës që kanë konsumuar një kafe miqësore me Laçin dhe Nikollin.

Këtu bëhet fjalë për Elton Kalen, Kristijan Tosevskin dhe Filip Nadjovski. Dora e parë që jepet nuk harrohet kurrë dhe këtë vlerë e tregojnë më së miri edhe lojtarët bardheblu. Personi që ka insistuar për afrimin e tyre në Superiore me klubin e Tiranës ka qenë pikërisht Arbi Laçi, duke besuar “vërbërisht” në aftësitë që zotërojnë. E në momentin që vetë drejtori sportiv ka dhënë largimin e tij, nuk mund të mungonte edhe një kafe për të diskutuar shumëçka mbi mënyrën sesi arritën te suksesi i madh së bashku dhe për një të ardhme që të eci po në këto “shina të suksesit”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *