Pasi Elliott ka marrë në pronësi Milanin, duke “zhdukur” kështu pronarin kinez, Jonghong Li, administratori i deleguar Fasone sot ka qenë në Londër, në një udhëtim ku ka takuar krerët e fondit amerikan, që drejtohet nga Pol dhe Gordon Singer (baba dhe bir)/
Por, është biseduar edhe për presidentin e mundshëm të klubit. Dhe, emri në fjalë është Paolo Skaroni, drejtues, administrator dhe bankier i famshëm italian.
I diplomuar në Boçoni, master në “Columbia University” në Nju Jork, menaxheri ka qenë president i klubit Viçenca, ku edhe ka lindur, në kohët e trajnerit Guidolin dhe Ambrozinit. Dhe, ishin vitet e arta, me fitoren e Kupës së Italisë (1996) dhe gjysmëfinalen e Kupës së Kupave vitin tjetër ndaj Çelsit. Por, Paolo Skaroni që fëmi ka qenë tifoz me Milanin.
“Top Secret” programet e menaxherit Italian, por duke pare pozitën menaxheriale të Skaronit, CEO global dhe protagonist i shumë kompanive dhe multikompanive prestigjoze (ENI dhe ENEL në Itali, pra dritat dhe gazi), me një CV ndërkombëtare (është aktualisht zëvendës president i Rotschild) duhet vënë bast që në skuadrën kuqezi do të shihen gjëra të bukura…