I dha fitoren dhe frymëmarrjen Laçit, trajneri tregon “sekretin”: Falë këshillave të Duros, u kthye ekipi i Europës

Egnatia po vazhdon të tregojë se në shtëpi është një fortesë e fortë dhe do të jetë e vështirë për shumë ekipe që të dalin me pikë. Teuta ia ka dalë të fitojë në këtë transfertë, por vetëm falë 11-metërshit që u kthye në gol nga Kallaku në minutën e 77. Puja duhej të bënte vetëm dy ndërhyrje në pjesën e parë, ndërsa në të dytën po kthehej në spektator.

Nga krahu tjetër rastet kanë qenë të shumta për Egnatian që të shënonte, teksa goditja e Pedros është ndalur nga Qirko dhe për pak te durrsakët do të shënohej autogoli i Selmanit, por topi ishte në krahun e Teutës duke shkuar jashtë portës. Ndërkohë edhe Laçi arriti që të merrte fitoren ndaj Kastriotit në shifrat 0-1 falë realizimit të Mazrekaj, për të arkivuar fitoren e parë në Superiore. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Noka: “Ishte një moment shumë i vështirë dhe u mundova që të ishim si në pjesën e Europës. U ktheva në këshillat dhe skemat e Duros. Punuam shumë dhe me këshillat e Duros dhe arrita që ta kthej ekipin ashtu siç duhet. Kishim më shumë ngërc psikologjik. Laçi për titull? Është herë për të folur. Nuk kemi nevojë për lojtarë, kishim vetëm problem psikologjik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *