I dëmtuar dhe vjen me Romën drejt Shqipërisë! Marash Kumbulla zbret në Tiranë, sakrifica që i shton pikët nëse e bën edhe për Kombëtaren

Roma ka zbritur në Shqipëri teksa do të ndeshet me Partizanin në miqësoren e sotme që zhvillohet në “Air Albania”. Së bashku me Romën ka udhëtuar edhe Marash Kumbulla. Pavarësisht se është i dëmtuar dhe do të kthehet vetëm në fillimin e janarit ose para Krishtlindjeve në rastin më të mirë, Kumbulla ka udhëtuar me ekipin drejt atdheut të tij.

Një sakrificë të madhe Marashi e bëri në finalen e Europa League teksa udhëtoi me ekipin me paterica, kur sapo e kishte kaluar operacionin. Ajo që do t’i shtonte më shumë pikët mbrojtësit do të ishte një sakrificë edhe me Kombëtaren. Pavarësisht se është i dëmtuar, nëse Kumbulla do të udhëtonte në Çeki dhe do të vinte në Shqipëri për ndeshjen me Poloninë, për t’i ndenjur afër shokëve të ekipit te Shqipëria në dy finalet e mëdha, do të kishte shumë vlerë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *