I bëri dëm Ajaksit mes akuzave të trukimit, komentatori holandez i lë pa fjalë: Vida nuk duhet lejuar në këtë orë, është aq i shëmtuar sa tremb fëmijët

Një ngjarje tërësisht e pazakontë vjen nga ndeshja mes Beshiktashit dhe Ajaksit në Champions League. Përpara nisjes së takimit, kur dy kapitenët janë takuar me njëri-tjetrin, komentatori holandez, Sierd de Vos ka ngjallur shumë diskutime me fjalët e tij.

“Beshiktashi ka marrë një leje të veçantë për Vidën(kapiteni i Beshiktash). Ai është aq i shëmtuar sa normalisht nuk i lejohet që të luajë në këtë orë(18:00). Shumë fëmijë janë ende duke parë TV tani”. Të gjithë janë habitur për këto fjalë që janë thënë nga komentatori holandez. Ky koment ka bërë xhiron e mediave më prestigjoze në Europë. Por a ishte një “dalje nga binarët” dhe mënyrë origjinale për të tërhequr vëmendje? JO!

Inati i komentatorit dhe i gjithë holandezëve është i vjetër me Vidën dhe përkon në vitin 2011, kur ishte pjesë e Dinamos së Zagrebit. Kroatët do të shënonin të parët golin e avantazhit, ndërsa më pas kanë pësuar 7 gola në 45 minuta, duke humbur me shifrat 1-7 ndaj Lionit. Për shkakun e avantazhit të diferencës së golave, Lioni u kualifikua më tej në Champions League dhe Ajaksi do të eliminohej. Kjo ndeshje është cilësuar si e trukuar dhe madje kamerat kanë kapur në një moment Vidën që i shkel syrin sulmuesit të Lionit, Bafetimbi Gomis, në golin e pesë të francezëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *