I argjendtë në Lojrat Mesdhetare, Zeneli nderohet në Vlorë

Vlora nderon një ndër sportistët që kanë nderuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare këtë vit.

Krenar Zeneli, i cili mori medalje të argjendtë në boks në Tarragona të Spanjës, është pritur sot nga kryetari i Bashkisë së Vlorës.

Suksesi në Lojrat Mesdhetare 2018 është vlerësuar jo pak dhe Zeneli ka marrë edhe një titulli nderi, “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”.

Zeneli shkëlqeu në Lojrat Mesdhetare, duke u mundur vetëm në finale nga një boksier italian. Edhe Luiz Gega mori medalje në atletikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *