“Hysaj? Sikur të luante te Shqipëria si bën te Napoli”! Armand Duka: Juventusi fiton në tavolinë, e thotë UEFA

Armand Duka ka dhënë një intervistë të fundit në mediat italiane atje ku vazhdimisht kërkohet mendimi i tij mbi çështjet e ndryshme të krijuar në futboll nga pandemia, pasi ka edhe post në UEFA. Këtë herë në Itali kërkojnë që të gjejnë zgjidhjen e çështjes mes Juventusit dhe Napolit, ndeshjes e cila nuk u zhvillua për shkak se miqtë nuk udhëtuan drejt Torinos.

Por kreu i FSHF-së, Armand Duka, shprehet qartësisht se fitorja në tavolinë i takon bardhezinjëve në shifrat 3-0. Kjo pasi është vetë rregullorja e UEFA-s që flet qartë dhe prerë se mjaftojnë 13 lojtarë negativ në një skuadër dhe duhet të zhvillojë me patjetër ndeshjen. Në të kundërt do të kishte një ngjeshje të kalendarit dhe kaos të krijuar në kampionat nëse takimet do të shtyheshin vetëm për dy të infektuar.

“Juventus-Napoli? Ne e kemi parë protokollin, UEFA flet qartë. Nëse një ekip ka të paktën 13 lojtarë negativ nga pandemia, duhet ta luajnë ndeshjen. Në të kundërt, ndeshja do të shtyhet nëse nuk janë 13 lojtarë të gatshëm. Të shtunën në darkë duhej që të respektonin rregullat dhe të gjendeshin në stadium kundër Juventusit.Tanimë merret fitorja 3-0 në tavolinë për Juventusin. Hysaj? Ka luajtur dy ndeshje shumë të mira me Napolin, më vjen keq që nuk luan kështu edhe me Shqipërinë”, e mbyll me buzëqeshje Duka. “Jo vërtet, ne presim shumë më tepër prej tij”, tha kreu i FSHF. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online