Hysaj shkoi menjëherë të përqafonte Gatuzon, fundi i ndeshjes me Juventusin tregoi gjithçka

Mes mungesave të panumërta dhe emergjencës në mbrojtje, Napoli i Gatuzos u përballë kundër Juventusit. Kjo ndeshje dukej në pamjen e parë se e kishte të njohur fituesin ende pa nisur, për shkakun se “komandanti” Gatuzo nuk ishte me “ushtarët” më të mirë. Për më tepër Napoli gjendej në krizën e madhe dhe po diskutohej për shkarkimin e trajnerit. Por përpos të gjitha këtyre problemeve, Napoli arriti që të mundte kampionen e Italisë në shifrat 1-0. Ajo që veçohet më së shumti në mediat italiane ishte imazhi që dhuroi fusha e lojës pas vërshëllimës të trefishtë të arbitrit.

Elseid Hysaj që vuan nga dëmtimi nuk kishte zgjedhur që ta shikonte ndeshjen i qetë në shtëpi, përkrah familjes së tij, por gjendej në stadium. Menjëherë do të vraponte për të përfaquar Gatuzon, duke treguar kompaktësinë e skuadrës. Gjithashtu edhe Manolas gjendej në festën e skuadrës, pavarësisht dhimbjeve të ndiera. Kjo tregon më së miri marrëdhënien që ka krijuar Gatuzo me lojtarët e tij, ku pavarësisht shqetësimeve fizike të ndiera dhe mungesës së tyre, zgjedhin që t’i qëndrojnë përkrah. Fitorja ndaj Juventusit mund të jetë “rilindja” e Napolit, por ajo që dihet me siguri është se tre pikëshi i marrë i siguroi mbajtjen e vendit të punos trajnerit Gatuzo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online