FOTO/ E lanë në tribunë prej muajsh, Milik ironizon në ditën e të dashuruarve kreun e Napolit

Në një ditë kur dashuria duhet të jetë kryefjala për Arkadius Milik ka vend edhe për ironi. Marrëdhënia e tij me Napolin në muajt e fundit mori pamje tërësisht negative, aq sa klubi vendosi ta linte në tribunë pa i dhënë mundësinë të stërvitej me shkuadrën. Polaku tashmë  ka firmosur për Olimpikun e Marsejës, por të shkuarën nuk e ka harruar aspak.

Milik ka shfrytëzuar llogarinë e tij në “Instagram“ për të shpërndarë një fotografi të tijën së bashku me ish-presidentin e tij, Aurelio De Laurentis, fytyrat e të cilëve gjenden brenda një zemre. Një ironi kjo e polakut për ditën e Shën Valentinit, teksa duke parë raportin mes palëve në muajt e fundit vetëm për dashuri nuk mund të flitet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online