Hysaj-Sarri, kur raporti shkon edhe disa metra larg…

Gjithmonë e më shpesh, futbollistët e Napolit zgjedhin Xhuljanon si zonë të preferuar për shtëpitë e tyre. Në veçanti, vilat që ndodhen në krahun e bregut janë më të lakmuarat, si për afërsinë dhe distancën me fushën stërvitore Kastelvolturno, ashtu edhe për qetësinë.

Edhe Mario Rui, blerja e fundit në rend kronologjik, ka zgjedhur Xhuljanon për banesën e tij. Ish lojtari i Romës, që nuk ka patentën, ndaj duhet ta ketë sa më afër stërvitjen, shkon aty ku janë edhe polakët Milik dhe Zielinski, kroati Marko Rog, mbrojtësi i Shqipërisë Hysaj, mbrojtësi serb Nikola Maksimoviç dhe trajneri Mauricio Sarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *