Hysaj nuk është i vetmi, ja sa lojtarë Ançeloti synon të largojë

Elseid Hysaj është emri më i përfolur për tu larguar nga skuadra e Napolit gjatë kësaj merkatoje janari. Mbrojtësi kuqezi nuk është më i njëjti që nga largimi i Sarrit dhe në Itali janë të bindur se 24-vjeçari do t’i bashkohet teknikut italian te Çelsi.

Duket se ardhja e Ançelotit në krye të napolitanëve do të ndryshojë shumë gjëra dhe se tekniku i mirënjohur italian kërkon të ndërtojë një skuadër me lojtarët e afruar vetëm prej tij. Para se të ketë afrime, Ançeloti po mendon të largojë disa lojtarë, në mënyrë që të ketë një buxhet të mjaftueshëm për të marrë futbollistët që dëshiron.

Hysaj është i pari që mund të largohet dhe sipas zhvillimeve të fundit në kampin napolitan, pas tij do të jenë Diavara dhe Kahejon. Mesfushori nga Guinea dhe sulmuesi spanjoll nuk preferohen nga Ançeloti dhe së bashku me futbollistin kuqezi, priten të mbushin arkat e skuadrës napolitane gjatë kësaj merkatoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *