Hysaj komenton kampionatin: Përplasja mes Ronaldos dhe Ançelotit do të jetë fantastike!

“Ronaldo te Juventusi, Ançeloti te Napoli do të jetë një përplasje shumë e bukur” – u shpreh mbrojtësi i krahut të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj, për “Sky”. Shqiptari u pyet në lidhje me ndryshimet e fundit që ndodhën në Seria A, por dhe për sezonin e ardhshëm. Ai beson se mund ta fitojë ekipi i tij kampionatin.

“Në kampionat janë Interi dhe të tjerët që po përgatiten mirë, do të jetë një sezon që të gjithë do ta shohin. Kampionati? Ne besojmë për të gjitha kompeticionet që luajmë, pastaj do ta shohim se si do të jetë fundi”, – tregoi Hysaj në lidhje me objektivat e klubit.

Shqiptari foli dhe në lidhje me afrimin e trajnerit Karlo Ançeloti në krye të ekipit të Napolit. “Ançeloti ka idetë e tij dhe ne jemi duke punuar që t’i mësojmë. Jemi duke punuar fort që të arrijmë aty ku do trajneri”, – u shpreh Hysaj në lidhje me punën e Napolit dhe rivalitetin në Seria A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online