“Hysaj ka ngjashmëri me Gatuzon”, Armand Duka flet para Barcelona-Napol: De Laurentis ka të drejtë

Armand Duka ka zhvilluar një intervistë për “Punto Nuovo Sport Show” teksa janë duke u afruar më tepër edhe zhvillimi i ndeshjeve në “Champions League”. Presidenti i FSHF është njëkohësisht edhe pjesë e rëndësishme e UEFA-s, pasi bën pjesë në Komitetin Ekzekutiv, e për këtë arsye ka folur më konkretisht për ndeshjen Barcelona-Napoli dhe rrezikun që paraqet për infektimin e mundshëm nga pandemia. Në fund Duka nuk mund të linte pa përmendur edhe Elseid Hysajn, duke e krahasuar me trajnerin e Napolit, Gatuzon.

“Barcelona-Napoli? De Laurentis ka të drejtë të mos dëshirojë të luajë atje, sepse ka dëgjuar nga media për situatën e virusit në Katalonjë. Sidoqoftë, të gjitha ndeshjet e La Ligës janë luajtur atje, tani për tani vendimi është që të luhet në Camp Nou. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë zhvillim të ri në të ardhmen, është gjithçka nën kontroll.

Ky vit nuk ishte normal, sezonet ishin të gjitha shumë të veçanta, zbuluam se zgjidhja më optimale ishte mbyllja e të gjitha kampionateve, përfshirë edhe garat evropiane. Është e vërtetë që pa tifozët nuk është e njëjta shfaqje, por ne jemi detyruar të marrim këto vendime, më të mirën që mund të merrnim për të ruajtur sportistët, tifozët dhe sportet.

Hysaj? Një zgjedhje e shkëlqyer është rinovimi. Ka pasur një kampionat të nivel të lartë dhe ka shënuar një gol kohët e fundit. Mund t’i japë shumë më tepër Napolit. Është mësuar me klubin, me qytetin dhe kalon shumë mirë me Gatuzon pasi ata ngjajnë edhe në karakter”, u shpreh Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *