Hysaj: Duhet të vrapojmë, s’jemi shqiptarë të vërtetë!

Elseid Hysaj bëhet autokritik dhe nuk gjen justifikime. Pas humbjes ndaj Luksemburgut, ai u shpreh: “Duhet të rikthehemi në lojën tonë, të jemi agresivë, të vrapojmë pa fund, si kemi bërë gjithmonë. Mund të shënonim më herët, por edhe arbitri ndikoi disi në aspektin negativ, edhe pse nuk duhet të justifikohemi. Duhet të korrigjojmë gabimet tona, sepse tani kemi përpara Izraelin, ndeshje delikate. Dëshira për fitore? Dëshira dhe entuziazmi nuk kanë munguar dhe nuk mungojnë në kombëtare. Eksperimentet me kombëtaren?

Janë zgjedhje të trajnerit, ai do të bëjë analizën e duhur për gabimet dhe formacionin e duhur. Mungesa e një lideri si Lorik Cana? Nuk e di, ndoshta, por në radhë të parë duhet të rigjejmë shpirtin e Kampionatit Europian, ajo po na mungon”, u shpreh Hysaj, duke kritikuar: “Thjesht duhet te kthehemi te Shqipëria e dikurshme. Agresive si gjithmonë, jo të luajmë mirë taktikisht dhe teknikisht. Të vrapojmë dhe të jemi agresivë, të vrapojmë.  Bashkë me mua në fushë.

Mund të kalonim në avantazh, por edhe pak arbitri na prishi lojën, na mohoi dy penallti. Por, faji ishte i  yni, sepse pësuam dy gola. Të shohim ato gabime e të mendojmë Izraelin. Mungesë entuziazmi? Dëshirën e kanë të gjithë dhe nuk mungon. Kur shënuam ishim të gëzuar. Mungon agresiviteti. Sjemi shqiptarë të vërtetë, ta bëjmë punën tamam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *