“Hysaj duhet të konfirmohet, ankohej me Ancelotti-n”, Reja flet për Napolin: Ka marrë një nga mbojtësit më të mirë në Itali

Edi Reja duket i kënaqur me ecurinë e ish-skuadrës së tij, Napolit. Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, trajneri i Kombëtares shqiptare ka folur më tepër për të kaltrit, të cilët i sheh në ritmin e duhur nën urdhërat e Gattuso-s.

Nga ana tjetër me ekipin e Napolit janë të lidhur edhe dy emra futbollistësh shqiptar, Rrahmani dhe Hysaj. Sa i përket afrimit më të ri të klubit Italian, Reja ka vetëm përgëzime, pasi sipas tij ka blerë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A. Ndërsa në lidhje me Hysaj kërkon që kapiteni i kuqezinjve duhet të konfirmohet te Napoli, ndërsa thekson se te Shqipëria po bën mjaft mirë.

“Unë jam duke parë një Napoli krejtësisht tjetër nga ai i Carlo Ancelotti. Gennaro Gattuso e ka ngritur fatin e skuadrës. Skuadra blu e di se si të mbyllet shumë mirë dhe më pas të niset në sulm. Trajneri kalabrian po dëshmon të jetë shumë i mirë edhe nga një pikë taktike De Laurentiis tha disa fjalë të rëndësishme, ai foli për konfirmimin. Presidenti kurrë nuk flet rastësisht.

Mediat kanë një konsideratë të lartë për Gennaro Gattuso. Rino tani i ka pushtuar të gjithë. Rrahmani është një futbollist i shkëlqyer, Napoli ka bërë mirë për ta blerë atë. Ka marrë një nga mbrojtësit më të mirë që ka në Itali, edhe pse luan me tre.

Hysaj? Ai po bën shumë mirë me mua në ekipin kombëtar. Gjithashtu shënoi një gol të bukur. Unë mendoj se ai është një futbollist që duhet të konfirmohet, me Gattuso po luan më shumë. Më para ankohej sepse luajti pak me Ancelottin”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *