Do i japë Tiranës dhe do i marrë Partizanit, Telushi drejt largimit dhe gafat e bëra me kontratat

Nga Klaudio Ndreca

Pandemia e Koronavirusit e ka goditur së tepërmi edhe futbollin, jo vetëm në aspektin financiar dhe të mungesës së tifozëve në stadiume, por edhe në strukturën e klubeve. Shumë prej tyre, ku në këtë kategori përfshihen padyshim ekipet shqiptare, janë kapur befasisht sa i përket kontratave të lojtarëve.

Disa prej emrave më të mirë u skadon kontrata në përfundimin e këtij sezoni dhe kanë mundësi që të largohen me parametra zero. Pra duke mos marrë asnjë qindarkë të vetme nga largimi i tyre, pasi zgjatja e marrëveshjes lihet për në momentet e fundit.

Por pas kësaj krize të Koronavirusit, marrëveshjet e reja që kërkojnë klubet nuk përshtaten me dëshirat e lojtarëve, pasi bëhet fjalë për shifra shumë herë më të ulëta që do të fitohen. Për këtë arsye nuk ka rënë dakort Gledi Mici dhe Besart Ibrahimi për rinovim me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa janë afër kalimit tek Tirana.

Të paktën sipas raportimeve që vijnë nga mediat në Maqedoni. Së fundmi janë po ato të cilat raportojnë se Shkëndija e Tetovës kërkon të bëjë një goditje te Partizani po në këtë mënyrë. Bruno Telushit i skadon kontrata në mbylljen e këtij sezoni dhe ekipi shqiptar i Tetovës e do për ta marrë që të pasurojë mesfushën, në ekipin që drejtohet nga ana e Ernest Gjokës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online