Hysaj asnjë problem, në fushë në fundjavë

Elseid Hysaj nuk ka pësuar një dëmtim serioz në miqësoren kundër Norvegjisë, edhe pse u mendua se goditja në gju do ta linte jashtë për ndeshjen e radhës në kampionat me Napolin.

Mbrojtësi kuqezi ka telefonuar drejtuesit për të konfirmuar se dëmtimi ka qenë i lehtë, raportojnë medat në Itali.

Mbrëmë shkodrani u kthye në Napoli dhe sot do të kryejë disa kontrolle mjekësore për siguri. Gjithsesi, alarmi ka kaluar dhe është thuajse e sigurt që Hysaj do të jetë në sfidën e fundjavës, Sasuolo-Napoli. Gjithsesi, nëse trajneri Sarri do të zgjedhë të mos rrezikojë, është gati veterani Maxho.

Sot Hysaj ka dalë rregullisht në stërvitje dhe nuk ka shfaqur ndonjë problem të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *