Nëse në Superiore merkato është mbyllur, në Kategorinë e Parë mund të kryhen transferime. Tek Egnatia ka pasur zhvillime ditën e sotme, pasi është zyrtarizuar një largim, por dhe një largim.
Fillimisht klubi nga Rrogozhina ka lajmëruar se mesfushori Okeljan Baze do të largohet nga ekipi, duke zbuluar dhe destinacionin e radhës që do të jetë Lushnja. Do të jetë një rikthim tek verdhjeshilët për Bazen pas dy sezonesh tek Egantia.
https://www.facebook.com/kfegnatia/photos/a.1257772931002224/1758462670933245/?type=3&theater
Po ashtu është lajmëruar dhe afrimi i mbrojtësit Denis Brahimaj, i cili së fundmi është aktivizuar tek ekipi i Besës së kavajas. Klubi e sheh si një përforcim, i cili do ta rrisë cilësinë në prapavijë.
https://www.facebook.com/kfegnatia/photos/a.1257772931002224/1758464660933046/?type=3&theater