Hyri për disa minuta në ndeshjen me Milanin, Etrit Berisha është i vetmi që nuk ka shkelur fushën te Torino

Etrit Berisha po kalon sërish një moment të vështirë në karrierë. Gardiani dhe kapiteni i Shqipërisë është duke qëndruar në stol te Torino duke i lënë vendin e titullarit Vanja Milinkovic Savic. Ky i fundit kishte të njëjtën vështirësi para këtij sezoni dhe nuk llogaritej për asnjë moment si portier i parë.

Më herët Etrit Berisha dhe Zaza ishin dy lojtarët e vetëm që nuk kishin prekur fushën me Torinon për këtë sezon. Por Zaza ka qenë i dëmtuar dhe në mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit do të aktivizohej në minutën e 80 të takimit. Kjo do të thotë se Etrit Berisha është i vetmi lojtar i Torinos që nuk është aktivizuar qoftë edhe për një minutë të vetme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online