Hyri nga stoli dhe u largua pas 15 minutave, listës së të dëmtuarve i shtohet edhe… Keidi Bare

Fati i keq ka përndjekur lojtarët e Kombëtares shqiptare këtë sezon të ri. Reparti i mbrojtjes është thuajse i gjithi në infermieri, ndërsa shqetësime për trajnerin Reja nisin të shfaqen edhe në mesfushë. Listës së të dëmtuarve i shtohet tashmë edhe Keidi Bare.

Mesfushori shqiptar është aktivizuar sapo ka filluar pjesa e dytë kundër Atletiko Bilbaos, por për fat të keq për të, ka mundur të luajë për vetëm 15 minuta. Bare ka ndjerë një shpim në kofshën e tij të djathtë dhe ka kërkuar zëvendësimin. Mbetet për t’u parë se sa i rëndë do të jetë dëmtimi i 25-vjeçarit, që do të ishtë një tjetër humbje me peshë për Shqipërinë për ndeshjet e muajit shtator kundër Islandës dhe Izraelit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *