Jahmir Hyka nuk do të jetë pjesë e skuadrës së San Hoze. Vetë klubi ka njoftuar se nuk do të rinovojë kontratën me lojtarin kuqezi. Hyka aktualisht ndodhet në Tiranë, ku po shijon pushimet, por duhet të mendojë për një destinacion të ri, pasi aventura amerikane me shumë mundësi ka marrë fund, pasi duket e vështirë që 30-vjeçari të gjejë një tjetër skuadrën në “tokën e premtuar”.
Hyka luajti 53 ndeshje në t gjitha garat me skuadrën amerikane, duke shënuar dhe 6 gola në dy sezonet që u aktivizua në MLS. Mund të konsiderohet një aventurë e suksesshme, për lojtarin e Kombëtares.
Destinacioni i radhës për mesfushorin pritet që të jetë Europa, por për lojtari duhet të presë janarin për të firmosur një kontratë të re dhe të fitojë të drejtën për t’u aktivizuar