Futbolli në Afrikën e Jugut është futur në kaos, pas ngjarjes regjistruar të shtunën në Durban, në Moses Mabhida Stadium, ku tifozët pushtuan fushën dhe dogjën një tribunë të stadiumit.
Luhej Kazier Chiefs-Free State Stars, gjysmëfinale kupe, me Free State Stars që fitoi 2-0.
Kazier Chiefs, një ndër klubet me më shumë tifozë në Afrikën e Jugut, u eliminua dhe kaq mjaftoi që tifozët të humbnin toruan, duke vërshuar në fushë për të ndjekur futbollistët nga pas.
#NedbankCup Police had to use teargas and stun grenades to disperse unruly fans at the Moses Mabhida Stadium in Durban.@eNCA pic.twitter.com/8onDj9iVrr
— Siphamandla Goge (@SiphamandlaGoge) April 21, 2018
Skena të frikshme, disa të plagosur, mes të cilëve edhe një stjuard i sulmuar nga një grup tifozësh, që e goditën me stola, por asnjë futbollist nuk mbeti i plagosur, falë ndërhyrjes së policisë, ndërkohë që stadiumi ishte në flakë dhe zjarrfikësit patën shumë punë. Duhet kujtuar se bëhet fjalë për një stadium të ndërtuar pak vite më parë dhe që ka kushtuar rreth 450 milionë euro.
Pas ndeshjes, trajneri Steve Komphela dha dorëheqjen, por vetëm për dhunën, jo për rezultatin negativ.
#NedankCup More chaos at the Moses Mabhida Stadium in Durban.@eNCA pic.twitter.com/sMs1A9N695
— Siphamandla Goge (@SiphamandlaGoge) April 21, 2018
#NedbankCup The moment players ran for their lives. Violent stadium invasion by fans at the Moses Mabhida in Durban. Nedbank Cup semi-final, Kaizer Chiefs vs Free State Stars.@eNCA pic.twitter.com/CF9xSYW6Kh
— Siphamandla Goge (@SiphamandlaGoge) April 21, 2018