Humbje e thellë për Lushnjën, Leçe e pret me “poker” golash

Leçe – Lushnja 4-0
Shënues: 50′, 93’ Turketa, 56′ Monako, 86′ Pacili

Leçe: Kironi, Çiançio, Kozenza, Rikardi, Valeri, Conev, Megelaitis, Monako, Turketa, Persano, Toromino.
Lushnja: Bejte, Canka, Mone, Magani, Branica, Pepa, Korreshi, Taullau, Xhafa, Sefa, Byzhyti.

Arjan Likja

Ishte një miqësore luksi ajo që Lushnja luajti dje në Leçe të Italisë, ku u mund me rezultatin e thellë, 4-0. Lushnjarët kanë rezistuar në pjesën e parë, ku mungoi goli, por në të dytën janë shkërmoqur, duke u ndëshkuar plot 4 herë. Leçe realizoi golin e parë me anë të Turketës në minutën e 50-të, kurse më pas shënoi Monako. Dy golat e tjerë të italianëve erdhën në fundin e ndeshjes, kur shënuan Paçili dhe Turketa. Duhet thënë se te skuadra myzeqare ndoshta ndikoi edhe lodhja nga udhëtimi me traget. Një ndeshje, ku trajneri Bano u ka dhënë shansin të luajnë të gjithë futbollistëve të gatshëm. Pas kthimit në Shqipëri, Lushnja do të vazhdojë serinë e ndeshjeve miqësore, që janë të domosdoshme në këtë periudhë. Përtej rezultatit të ndeshjes së djeshme, më shumë ishte një shëtitje për skuadrën verdhejeshile, që kthehet në Superiore pas 3 sezonesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *