Humbja s’përtypet lehtë, paralajmërime te Kukësi

Presidenti Gjici nuk e ka pranuar lehtë disfatën në shtëpi kundër Skënderbeut. I tërhiqet vëmendja trajnerit dhe futbollistëve, masat mbeten opsion
Humbja ndaj Skënderbeut ka lënë shumë të zhgënjyer drejtuesit e Kukësit, praktikisht presidentin Safet Gjici. Numri një i klubit ka qenë shumë i mërzitur dhe i nervozuar me ekipin e tij pas ndeshjes, pasi kjo humbje, aq më tepër në shtëpi, djeg shumë. Skënderbeu është rivali kryesor për titullin kampion dhe në kampin e fituesve në fuqi të kampionatit, kjo humbje nuk ka vlerën e vetëm 3 pikëve minus, por 6 të tilla.
Presidenti Safet Gjici ia ka komunikuar zhgënjimin e tij stafit teknik duke i kërkuar edhe llogari për humbjen kundër korçarëve. Ai është shfaqur mjaft i tensionuar dhe nuk e kapërdin lehtë këtë disfatë. Ende herët për të folur për ndonjë shkarkim të mundshëm të Milinkoviçit, por stoli i tij është lëkundur. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për stafin dhe lojtarët, pasi presidenti kërkon që të mos ketë më hapa fals, përndryshe do të ketë masa për të gjithë, nga stafi te lojtarët. Të gjendur në vendin e tretë në kampionat, tashmë presioni është në anën e verilindorëve, pasi kanë detyrë të arrijnë vetëm një rezultat: fitoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online