22 shtator 1993, kjo është data kur Shqipëria ka pësuar një humbje me katër gola në shtëpi. Humbja e sotme ndaj Skocisë, është një disfatë shumë e rëndë, mbi të gjitha kur kjo vjen në shtëpinë tonë. Një ndeshje, ku bie në sy forma e treguar e kombëtares sonë, ku nuk u godit në asnjë moment porta kundërshtare.
Gjithsesi, përveç kësaj pësuam katër gola dhe humbja ishte mjaft e thellë. Kishte kohë që kombëtarja jonë nuk e prekte këtë pikë dhe për një humbje të tillë në shtëpi, duhet të kthehemi plot 25 vite pas.
22 Shtatorin e vitit 1993, kombëtarja jonë pësonte një humbje të thellë ndaj Spanjës, brenda në “Qemal Stafa”, me shifrat 1-5, në një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 1994.