Refik Halili ka reaguar për gazetarët e pranishëm pas përfundimit të përballjes mes Tiranës dhe Partizanit. Derbi u mbyll në shifrat 1-2 për të kuqtë që morën një fitore të rëndësishme, duke i hequr tërësisht shpresat bardhebluve në luftën e titullit kampion. Presidenti i Tiranës është shprehur i lumtur për faktin e rikthimit të plotë të lojtarëve tek ekipi, ndërsa për llogaritë ka thënë se do të bëhen në fundin e fazës së tretë.
“Më vjen keq që e humbëm këtë derbi. Këtë herë ishte skuadra e plotë, me rikthimin e plotë të lojtarëve. Megjithatë jam i kënaqur që janë kthyer të gjithë lojtarët dhe shpresojmë të vazhdojmë. Do të flasim prapë pas përfundimit të kësaj faze. Skuadra ka bërë tre fitore radhazi, do të jetë edhe më mirë në vazhdim, keni për ta parë”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/