Humbja me Laçin përjetohet keq në Rumani, presidenti i Craiovas: Nuk fshiehmi dot pas gishtave tanë, e pamë të gjithë

Humbja kundër Laçit përjetohet keq në Rumani. Drejtuesit e skuadrës së Universitatea Craiova kanë mbetur thellësisht të zhgënjyer me rezultatin dhe lojën e shfaqur në “Elbasan Arena”. Një ndër ta është edhe vetë presidenti i klubit, Marcel Popesi, i cili është shprehur për mediat se ndjenja e superioritetit e dërgoi ekipin e tij në këtë rezultat. Më tej ai i jep meritat Laçit për fitoren, por nuk e mohon zhgënjimin për humbjen e marrë.

“Është një zhgënjim, për shkak të qëndrimit dhe qasjes në një lojë të Kupave Europiane. Ju nuk mund të trajtoni në një mënyrë të tillë, sepse ju ngarkon. Ne duhet të shohim veten. Një qëndrim i sipërfaqësorit, i superioritetit, i mungesës së angazhimit të çon atje ku shohim, kaq!

Çfarë mund të them, fitorja është absolutisht e merituar, një ekip që luan thjeshtë, që nuk përpiqet të bëjë atë që nuk e di ose nuk mundet. Laçi mund të bëhet më i prekshëm në momentin që drejtohet, përkundrazi pashë një lojë në sakrificën e tyre, por në kufirin e sportivitetit. Jo vetëm unë jam i zhgënjyer, të gjithë janë. Ne nuk mund të fshihemi pas gishtave tanë, ky është realiteti, të gjithë e kemi parë atë”, ka thënë Marcel Popescu për “Digi Sport”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *