“Humbja kundër Lacit ishte e turpshme”! Trajneri i Teutës komplimenton 16-vjeçarin që shënoi gol: E prisja nga Arifi, e vlerësoj këtë lojtar

Laci ka arritur të marrë një tjetër rezultat pozitiv në drejtimin e Bejzades. Këtë herë kurbinasit arritën që të thyenin Vllazninë me shifrat 2-1. Ndeshja nuk nisi aspak mirë për vendasit që e pësuan në minutën e 3. Pas krosimit fantastik të Smajlit, Boshnjaku do të shënonte me kokë. Në fundin e pjesës së parë, pas një skeme nga goditja e dënimit, me pak fat ishte Soboëale që barazoi. Ndërkohë takimin e vendosi në pjesën e dytë 18-vjeçari Tresa që realizoi një perlë të vërtetë nga distanca.

Nga ana tjetër Teuta ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 kundër Skënderbeut. Durrsakët u kthyen menjëherë pas asaj humbje shkatërruese nga Laçi, duke mundur një ekip të fortë si ajo i Gozdenovic. Goli i vetëm i takimit u realizua nga ana e Arifit. Vetëm 16-vjeç, por mjaftueshëm i rritur sa për të lënë gjurmën e tij në elitën e futbollit shqiptar, duke shënuar një histori më vete. Pavarësisht tentativave të Skënderbeut, rezultati mbeti i pandryshuar. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për MCN TV:

Longo: “Nuk e kishim detyrim fitoren, jemi një ekip i ri. Nëse ke ekipe si Partizani, Tirana apo Vllaznia, atëherë është ndryshe. Detyrimi jonë është stërvitja dhe impenjimi maksimal. Dua të komplimentoj Arifin, është një djal serioz, e prisja që të shënonte një gol. Humbja me Lacin ishte e turpshme dhe ne duhej të sistemonim gjërat tona”.

Bejzade: “Sot kemi krijuar shumë raste për të shënuar në pjesën e parë. Kjo na rriti moralin që në pjesën e dytë të hynim për fitore. Festa e golit të dytë ndaj Vllaznisë? Ishte një gol shumë i bukur i Tresës. Është lojtar me të ardhme. Memelli ma bëri të vështirë punën, kishte ndërruar pozicionet e disa lojtarëve. Diferencën e bëri edhe shpirti i garës. Ia thashë lojtarëve që nëse nuk japin 100%, nuk mund të fitonin. Unë kam luajtur edhe vetë te Vllaznia, aty mungon grinta, luanin vetëm 4-5 lojtarë me 100% dhe të tjerët jo”.

Gozdenovic: “Kemi dy javë që kemi humbur. Nuk jam i kënaqur, sot ishte një ndeshje delikate. Kjo ndeshja sot ishte për barazim, por vendosi një moment. Nuk kemi të qartë në sulm, u treguam egoist në disa momente. Rashica hyri nga stoli pasi ishte i lodhur. Kemi shumë ndeshje për pak kohë, duhet të kemi edhe rotacione lojtarësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online