Albion Avdijaj erdhi më shumë bujë tek Tirana në merkaton e verës, pasi më herët ka qenë edhe një ndër emrat që përmendej për Kombëtaren e Shqipërisë. Megjithëse duhet theksuar se karriera nuk i ka ecur aspak mirë këtij sulmuesi dhe shifrat për golat e shënuara janë për t’u harruar.
Por në përballjen ndaj Young Boys është pikërisht Avdijaj që e njeh më mirë kundërshtarin te Tirana. Kjo pasi është rritur në futbollin e Zvicrës dhe është ndeshur edhe më herët përballë tyre. Në një prononcim për “Nau.ch”, Avdijaj ia dërgon gjithë presionin ekipit kampion të Zvicrës.
“Young Boys ka më shumë presion se ne. Ata janë favoritë në këtë ndeshje dhe ne duhet të përformojmë shumë mirë. Një humbje do të ishte dramatike për Young Boys dhe ata duhet të shqetësohen më tepër se ne. Ne jemi një skuadër me shumë kualitet dhe të rinj të talentuar.
Nuk na duhet një motivim ekstra për këtë ndeshje. Motivimi për ne është shumë i lartë sepse kemi mundësinë për të treguar veten në Zvicër. Ka disa dyshime për barin artifical të Bernës. Megjithatë gjithçka mund të ndodhë, pasi është vetëm një ndeshje”, ka thënë Avdijaj. /Sport Ekspres/