Humbja “e padrejtë” ndaj PSG, Muller: Po të fitonim 6-3, nuk do ankohej njeri nga rivalët

Bajerni dominoi të gjithë ndeshjen ndaj PSG, duke treguar superioritet në krijimin e aksioneve. Megjithatë në fund ishin parizienët ata që dolën triumfues dhe janë një hap larg kualifikimit në gjysmë finale. Sulmuesi i Bajernit, Tomas Myler ishte mjaft i frustruar me sulmin, i cili nuk arriti të finalizojë shancet e pastra.

Sipas tij nëse ndeshja do të kishte përfunduar 6-3, askush nuk do të ankohej pasi gjithçka do të ishte e merituar për mënyrën sesi rrodhi loja.

“Duhet të shënonim dukshëm më shumë se kaq. Gjithmonë flasim për golat që pësuam, por nëse ndeshja do të kishte përfunduar 6-3 askush nuk do të ishte ankuar.

Nuk duhet të kishim lejuar kaq shumë gabime, nëse do të kishim treguar instiktin vrastar, do të flisnim për një ndeshje tjetër”- deklaroi Myler. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online