Humbi nga rivali që eliminoi Partizanin, presidenti i Steauas është epik dhe pranon hapur se vendos formacionin e skuadrës: Mendoni se nuk kam guxim?

Presidenti i Steauas së Bukureshtit po vazhdon me spektaklin e deklaratave pas humbjes me shifrat 1-0 nga Saburtalo, ekipi që eliminoi Partizanin në Conference League. Gigi Becali ka njoftuar se tre lojtarë do të dalin nga 11-titullare duke treguar hapur ndikimin që ka në formacionin e skuadrës.

“Do të pushojnë 3-4 lojtarë. A kam qenë ndonjëherë i rezervuar unë me deklaratat e mia? Asnjëherë dhe sidomos të jem tani, kur Rapidi nuk është më ekipi që ishte. Po pse mendoni se nuk kam guxim që ta bëj, që të jap deklarata të tilla?”, u shpreh Becali para ndeshjes së kampionatit me Rapidin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *