“E bëri të qartë se nuk e donte Juventusin“, Bonuçi i tërheq veshin De Ligtit: Duhet të ketë respekt, ky grup e ndihmoi për 3 vite

De Ligt u transferua te Bajerni i Mynihut pas tre viteve që kaloi te Juventusi. Mbrojtësi holandez nuk pati shkëlqimin e pritur te bardhezinjtë, prandaj largimi dukej zgjidhja më e mirë për të. De Ligti u shpreh i kënaqur me kalimin e tij te bavarezët, duke thënë se Bajerni është ekip më sulmues, ndërsa te Juventusi i duhej të mbronte më tepër.

Fjalët e tij nuk janë pritur mirë nga kapiteni i bardhezinjve, Leonardo Bonuçi, që “i tërheq veshin“ për deklaratën e dhënë. Italiani ka pranuar se nuk është çuditur aspak nga largimi i ish-shokut të tij të skuadrës. Por nga ana tjetër kërkon respekt nga 23-vjeçari, pasi Juventusi e ndihmoi të rritej në këto tre vite.

“Largimi i De Ligtit nuk më befasoi, sepse disa komente e bënë të qartë se nuk donte të qëndronte te Juventusi. Por unë mendoj se në fund të ditës, ju duhet të jeni të respektueshëm. Grupi me të cilin ishte për 3 vjet e ndihmoi atë të rritej dhe klubi investoi tek ai”, ka thënë Leonardo Bonuçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online