Humbi nga ekipi i Mirel Josës, trajneri i Skënderbeut nuk krijon kurrë polemika: Laçi e meritoi fitoren, duhet ta pëgëzojmë

Laçi i Mirel Josës vazhdon që të marrë rezultate pozitive. Kurbinasit kanë arritur të fitojnë një tjetër takim, këtë herë duke mposhtur Skënderbeun me shifrat 2-0. Melo arriti që të shënonte në minutën e 41, ndërsa sulmuesi Soboëale mbylli historinë e kësaj ndeshje në të 55.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Skënderbeut për të dalë te goli, Laçi arriti të mbante portën e paprekur. Korçarët vinin në këtë ndeshje me fitoren e arritur kundër Partizanit dhe për këtë arsye, tre pikët vlejnë shumë për skuadrën e Josës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Gozdenovic: “Laçi e meritoi fitoren, duhet përgëzuar. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë, në të dytën ishim më mirë, me energji tjetër. Laçi e meritoi fitoren sigurisht. Sot na mungoi disi ekuilibri, prandaj dukeshim më dobët. Kjo nuk ishte ndeshja më e mirë. Ne kemi planin a dhe planin b, do të punojmë dhe do të përmirësohemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online