Humbi 5 kile dhe ishte i pafuqishëm, detajet e Iliçiç nga depresioni dhe dedikim nga e gjithë Atalanta

Nga Klaudio Ndreca

Josip Iliçiç nuk mund të llogaritet nga Atalanta në ndeshjen e historisë që do të ketë në “Champions League” ndaj PSG-së. Një përballje kjo që pritet me shumë entuziazëm dhe padurim nga tifozët e ekipit të Bergamos që nuk kanë shkuar ndonjëherë kaq larg.

Por pa yllin kryesor të tyre, që mungon prej kohësh për disa arsye “personale” që nuk kanë të bëjnë me futbollin apo me ndonjë tragjedi familjare. Burime të pakonfirmuara kanë raportuar se Ilicic ka kaluar në depresion pasi gjeti gruan e tij në Slloveni në shtrat me një person tjetër. Teksa kërkoi t’i bënte një surprizë duke mos e lajmëruar për mbërritjen e tij në atdhe, ka marrë “shuplakën e fortë” që e ka tronditur.

Pikërisht për këtë arsye Iliçiç nuk mund të mendojë më për futboll, madje as për ndonjë përballje si ajo ndaj PSG-së. Futbollisti ka humbur 5 kile dhe është i pafuqishëm, ndërsa po punohet që të mos marrë vendimin ekstrem për mbylljen e karrierës. Skuadra e Atalantës i ka bërë një dedikim për suksesin duke mbajtur fanellën e tij për t’i treguar që i qendrojnë afër, ndërsa Iliçiç i ka falenderuar në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *