Fundi i një historie dashurie/ I vetëm dhe nuk largohej, Bonaventura duke qarë me kujtimet e Milanit

Xhakomo Bonaventura u transferua tek Milani per shifrën prej 7 milionë eurosh, pas nje sezoni te shkëlqyer tek Atalanta. Menjëherë lojtari rrëmbeu zemrat e tifozëve duke u bërë lojtari më i rëndësishëm i ekipit për disa vite me radhë. Driblimet dhe golat e lojtarit e ndihmuan skuadrën për tu rikthyer në Europë pas 6 vitesh larg saj.

Armiku më i madh i Bonaventurës ishin dëmtimet. Si pasojë e lëndimeve të njëpasnjëshme, mesfushori i Milanit humbi 2 sezone dhe si pasojë e tyre rendimenti i tij në fushën e lojës ra ndjeshëm. Këtë vit klubi vendosi që të mos rinovonte me të. Ditën e djeshme në sfidën përballë Kaljarit, 30 vjeçari luajti ndeshjen e fundit me fanellën kuqezi.

Tepër emocionuese ishte momenti i fundit të takimit, kur Bonaventura i ndodhur i vetëm në mesin e fushës, shpërthen në lot. Milani hyri shpejt në zemrën e tij dhe kjo dashuri u rrit me kalimin e viteve. Pas 6 vitesh Bonaventura do të largohet nga Milani duke vendosur fundin e një “historie dashurie”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online