Humbi 5-0 kundër Tiranës, trajneri i Egnatias flet pas ndeshjes: Kishte tolerime të çuditshme, do ta analizoj këtë ndeshje për t’i kuptuar

Tirana ka fituar kundër Egnatias në transfertë me shifrat 5-0. Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 25 nga Haxhiu. Në momentin kur Egnatia po kërkonte barazimin, në të 66, Aleksi do të ndëshkohej me karton të kuq.

Kjo prishi gjithë ecurinë e takimit, teksa më pas Tirana shënoi 4 gola të tjera. Latifi do të dyfishonte shifrat vetëm dy minuta më vonë pas kartonit të kuq, ndërsa Haxhiu trefishoi rezultatin në të 74. Abazah do të shënonte golin tjetër në të 82, ndërsa për të vulosur fitoren e thellë të Tiranës mendoi Latifi me dopietën e tij në minutën e 86. 5-0, Tirana ndjek hapin e Vllaznisë dhe e mbyll vitin me një fitore me shumë peshë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Tetova: “Vijmë nga një gjysmë e mirë e kampionatit, por një mbyllje shumë e keqe që dhemb. Deri në kartonin e kuq të Aleksit kishim momentet tona, por pas atij momenti ka tolerime të çuditshme që nuk di ta përcaktoj fiks pa bërë analizën e ndeshjes. Për Paulaskas ka ofertë, por me të merret klubi. Fola me presidentin dhe thamë se këtë dhimbje duhet ta kthejmë në forcë. Më vjen keq vetëm që lojtarët që hynë nuk dhanë maksimumin për të qenë në të njëjtin nivel me pjesën tjetër. Më mirë që humbëm kështu sot sesa të humbnim më vonë me 1-0, 2-0.

Ahmataj: “Ishim agresiv që në minutën e parë për t’iu përballur Egnatias. Patëm trazicionin nga ku shënuam golin e parë. Luajtëm kundër vendit të parë, por Tirana është Tirana dhe do të shkojmë në çdo stadium për të fituar. Ne duhet të përmirësohemi, nuk ishim perfekt, ka momente që duhet të jemi më agresiv që të mos i lëmë kundërshtarët për të na goditur portën. E thashë që nuk ishim perfekt, duhet të largojmë çdo rrezik nga porta jonë. Ne presim më shumë nga skuadra, presim më shumë nga Latifi dhe Abazaj, por presioni i ka rënduar këta lojarë. Ky pushim na bën mirë, Latifi dhe Abazaj kanë bërë mirë sot, do të vijë momenti kur ata do të bëjnë diferencën. Unë erdha si trajner në emergjencë nga akademia, u kërkua kontributi im. Unë u mundova të jap maksimumin tim, por vendimet e klubit mund të merren në këtë moment, mund të merrej më para ose në vazhdimësi. Është vendimi i drejtuesve, nuk jam i shqetësuar fare. Nuk kam asnjë sinjal që do të largohem apo se kjo është ndeshja ime e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online