“Humbëm cilësi, por shtuam para”! Drejtori i Ferencvaros krenohet me shitjen e Myrto Uzunit: Ky është mesazhi për lojtarët që do të na vijnë

Drejtori sportiv i Ferencvaros, Tomas Hajnal është krenuar me shitjen e Myrto Uzunit te Granada. Ekipi spanjoll ka shfaqur interes për sulmuesin shqiptar duke e marrë në organikë dhe tanimë do të jetë pjesë e La Liga-s. Ndërkohë te hungarezët këtë rast do ta përdorin si shembull për afrimet e reja, për t’i treguar sesa larg mund të shkojnë.

“Ishte një vendim i vështirë, cilësisht skuadra mund të jetë dobësuar, por duke parë situatën e lojtarit dhe kushtet ekonomike, ne e pamë këtë si momentin e duhur për të shitur. Nga ana tjetër, është një mesazh i mirë për lojtarët e tjerë që vijnë tek ne, sepse ata e shohin se ne kemi një rrugë përpara”, tha Hajnal. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *