Humb ndeshje pas ndeshjeje, trajneri i Arsenalit “çmend” tifozët: Ishim të pafat ndaj Evertonit

“Mikel Arteta, largohu!”, janë slloganet e shumta të tifozëve të revoltuar ndaj rezultateve aspak pozitive që po shënon Arsenali kohët e fundit.

Edhe pse fitorja ishte ultimatum nga drejtuesit, topçinjtë pësuan një tjetër humbje ndaj Evertonit ditën e sotme. Kështu situata e Arsenalit, bëhet akoma më e rënduar, teksa kjo skuadër e sheh veten në vendin e 15-të, vetëm 4 pikë larg nga “zona e ftohtë” e Premier Ligës.

Teksa të gjithë tifozët e Arsenalit presin shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit spanjoll, ai vendos të provokojë dhe më shumë nervat e tyre, duke theksuar se përsëri kjo humbje ishte si pasojë e fatit të keq.

“Është e dhimbshme të lësh pikë të tilla, kur kemi qenë gjithmonë superior. Shikoni në Europa League, luajtëm në të njëjtën mënyrë dhe fituam të gjitha ndeshjet. Ekipi im luajti shumë mirë ditën e sotme, por fati nuk ishte me ne. Meritonim tre pikët, por dolëm pa asnjë pikë. Kjo situatë duhet të ndryshojë patjetër dhe lojtarët janë shumë të mërzitur.”- u shpreh Arteta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online